Për 10 vjet radhazi, industria e turizmit ka qenë sekreti në rritjen më të madhe të ekonomisë globale. Por disa muaj pandemie jo vetëm që e kanë kthyer trendin e dekadës së fundit, por rrezikojnë t’i japë një goditje fatale sektorit, duke përfshirë dhjetëra miliona persona në vështirësi ekonomike.
Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, impakti i COVID-19 mbi turizmin përllogaritet në 1 trilion dollarë humbje, duke rrezikuar rreth 100 milionë vende pune, kudo në botë. Nga kjo humbje e madhe, rreth 320 miliardë janë zhdukur tashmë në muajt e kaluara.
Sipas raportit, janë vendet më të varfra që do të rrezikojnë më shumë nga kriza, veçanërisht vendet e vogla dhe ishullore, që nuk kanë sektorë produktivë të tjerë përtej turizmit.
Për sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Gutierres i gjithë sektori i turizmit, në kuadër të paqartësisë të kësaj periudhe që nuk dihet ende se kur do të zbutet, duhet të mendohet nga e para duke i dhënë prioritet “sigurisë, ekologjisë dhe qëndrueshmërisë”.
Sipas një sondazhi të ditëve të fundit, vetëm 27% të amerikanëve ndihen të gatshëm të shkojmë me pushime, dhe vetëm 12% do të udhëtonte jashtë vendit të tyre.