Kryesore Për herë të parë në histori, një qytet europian shpallet si “më...

Për herë të parë në histori, një qytet europian shpallet si “më i sigurti” në botë

Kopenhagën

Prej kohësh, siguria ka qenë një shqetësim parësor për udhëtarët kur është fjala për të zgjedhur një destinacion që ja vlen të vizitohet.

Por bota u kthye përmbys kohët e fundit si pasojë e pandemisë dhe nocioni i ‘sigurisë’ ndryshoi në mënyrë domethënëse.

Kjo mund të shpjegojë edhe ndryshimet e rezultateve të studimit të The Economist, i cili rendit 60 destinacione në të gjithë botën, në bazë të sigurisë shëndetësore, asaj digjitale, personale, mjedisore si dhe infrastrukturës.

Ndërkohë që qytetet aziatike si Tokio, Singapori dhe Osaka i kanë mbajtur prej kohësh vendet e para vit pas viti, këtë viti vendi i parë shkojë për një qytet europian.

Kopenhagën u shpall qyteti më i sigurt në botë për herë të parë në histori.

Kryeqyteti i Danimarkës, shkoi nga vendi i 8-të në 2019-ën, në vendin e parë në vitin 2021, më së shumti si pasojë e implementimin të politikave mjedisore si dhe sigurisë personale.

“Një faktor kryesor që e bën Kopenhagën qytetin më të sigurt në botë është norma e ulët e krimit,” thotë krye bashkiaku i qytetit, Lars Weiss.

Një tjetër faktor që e karakterizon këtë qytet është ‘kohezioni social’ – që do të thotë se ndasitë këtu janë të pakta dhe komunitetet janë shumë të lidhura. Në të njëjtën kohë, hendeku i pasurisë këtu është vërtetë i ngushtë, që tregon se ndryshimet klasore janë më të pakta se në vende të tjera, thuhet në raport.

“Është një qytet miks, ku asistenti i departamentit të pastrimit dhe CEO takohen në të njëjtin supermarket dhe i dërgojnë fëmijët në të njëjtën shkollë,” shprehet kryebashkiaku i këtij qyteti.

Ky është një nga gurët e themelit të kulturës daneze dhe kontribuon jashtëzakonisht shumë në nivelet e larta të besimit që ne ndajmë këtu, si dhe ato të sigurisë,” – shton ai.

Toronto

Qyteti i Torontos, në Kanada e humbi këtë titull prestigjioz për fare pak, duke marrë vendin e dytë në listë, i ndjekur nga Singapori në vendin e tretë.

Edhe pse në vendin e katërt, Sidnei zuri vendin e parë në kategorinë e sigurisë digjitale, ndërsa Tokio, fituesi i vendit të parë në 2019-ën, zbriti në vendin e 5-të.

Amsterdami ishte në vendin e 6-të këtë vit, ndërsa Wellington në Zelandën e Re doli i 7-ti, i ndjekur nga Hong Kongu, Melburni dhe Stokholmi i Suedisë që përmbylli dhjetëshen më të mirë.

Nju Jorku ishte qyteti amerikan i vendosur më lartë në listë duke e ndarë vendin e 11-të me Barcelonën e Spanjës.

Ndërkohë, Uashington DC mori vendin e 14-të, ndjekur nga Londra dhe San Francisko që barazuan për vendin e 15-të.

Pesëshja e fundit u përbë nga Lagos (Nigeri), Kairo (Egjipt), Karakas (Venezuela), Karachi (Pakistan) dhe Yangon i Burmës.