Ka plot 8 javë që është ulur në panelin e jurisë së “Dance With Me”, por për Gentin ka ankesa nga shtëpia. Vajza e tij e vogël 4-vjeçare Aria, e kritikon se ai nuk i flet asnjëherë nga ekrani dhe se vjen vonë në shtëpi.
Këtë të hënë, drejtuesit i emisionit “Stop” tha se do të bënte një përshëndetje të veçantë, për herë të parë. Duke folur për fëmijët e Piter Panit, të cilët kaën nisur nga puna për edicionin e ri të këtij programi në Tv Klan, Genti përfitoi nga rasti për t’iu drejtuar së bijës nga ekrani.
“Alketa, meqë ishim tek fëmijët, të lutem mund ta shfrytëzoj 3 minuta produksionin tënd, që të bëj një përshëndetje të vogël, sepse ajo më akuzon gjithmonë se nuk i flas nga ekrani dhe gjithmonë më shan se vjen vonë dhe nuk e di ku ishe. Është Aria, vajza ime katër vjeç. Aria, zemra e babit, të dua shumë. Babi është në punë dhe do vijë për pak të të lexojë një përrallë”,- tha Zenelaj.