Për herë të parë, një shqiptare do jetë pjesë e Gjykatës së New York. Edit Shkreli, e punësuar në Gjykatën Civile të Bronx, tani është gjykatësja e parë shqiptare në New York.
Shkreli ka lindur në Shkodër dhe emigroi në Amerikë me prindërit e saj kur ishte 13 vjeçe për t’i shpëtuar trazirave të Mars-it 1997. Babai i saj, Ing. Skënder Shkreli, ka drejtuar ndërtimin e rrugëve, urave, uzinave dhe hidrocentraleve kudo nëpër Shqipëri. Nëna e saj, Elida Shkreli, ka punuar ekonomiste e qarkullimit monetar në Bankën e Shtetit Shkodër, sot Banka Kombëtare Tregtare.
Në vitin 2011, Edita përfundoj studimet e avokaturës tek New York Law School duke u diplomuar juris doctor, cum laude. Pas pak muajsh, ka kaluar me herë të parë një nga provimet më të vështira të liçensimit, provimin e Shtetit të New York-ut (“bar exam”). Edita ka më shumë se tetë vite që punon pranë Gjykatave të Bronx-it dhe të White Plains me çështje divorci, etj.
Ajo është pedagoge në New York Law School që në vitin 2019.
Shkreli jep kontributin e saj si anëtare pranë Bronx Community Board si dhe anëtare e bordi-t të organizatave jofitimprurëse, Neighborhood Initiatives Development Inc. dhe Albanian-American Educators Association.