Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev ka publikuar një fotografi ku shfaqet së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryetarin Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiç duke ngrënë iftar.
Zaev thotë se fotografia është bërë në Sarajevë për iftar, me ftesë të zyrtarit boshnjak.
Ndër të tjera Zaev shkruan: “Me ftesë të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiç, morra pjesë në darkën e Iftarit në Sarajevë së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ditët e agjërimit të Ramazanit janë një kujtesë se dashuria, respekti, solidariteti, mirësia, dashuria dhe falja janë vlera që duhet t’i respektojmë dhe që na bashkojnë si popuj”, nënvizon Zaev.