Kryeministri Edi Rama është takuar në Pragë me Presidenten e rizgjedhur të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
“Për piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ndërsa ka shpërndarë disa foto me Presidenten e KE, ku vetë kreu i qeverisë shoqërohet nga ministrat Blendi Gonxhja dhe Petrit Malaj.
Rama do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve Europianë në kuadër të punimeve të forumit GLOBSEC.
Kreu i qeverisë Rama pritet që në takimin me liderët evropianë të lobojë edhe në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe nisjen e shqyrtimit të kapitujve.