Albert Ajnshtajn, shkencëtari më i madh i të gjitha kohërave pati kontribute të mëdha në shkencë dhe u nderua me Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1921.
I lindur më 14 mars 1879, shkencëtari gjerman ishte një nga individët më të rëndësishëm të shekullit të 20.
Emri Ajnshtajn sot është sinonim me fjalën gjeni. Albert Ajnshtajn është një prej mendjeve më të mëdha të shekullit të 20-të. Disa prej ideve të tij për shkencën, natyrën dhe besimi mund t’ju habisin. Jo më kot është zgjedhur “Personi i Shekullit” nga revista “Time”.
Por ai veç një shkencëtar i madh, ishte edhe një njeri i jashtëzakonshëm. Tirana Observer sjell sot 31 thëniet tij më brilante.
31 thënie brilante nga Albert Ajnshtajn
1 – Mbi mungesën e talentit
“Unë nuk kam asnjë talent. Por jam shumë kurioz”.
2 – Mbi paradoksin e jetës së tij
“Për të më ndëshkuar mua për mospërfilljen ndaj autoritetit, fati më ka bërë mua një autoritar”.
3 – Për izolimin
“Ka një ndarje mes njerëzve me ngjyrë nga të bardhët në Shtetet e Bashkuara. Kjo ndarje nuk është një sëmundje e njerëzve me ngjyrë. Kjo është një sëmundje e njerëzve të bardhë. Nuk kam ndërmend të rri duarkryq për këtë”.
4 – Për luftën
“Ti nuk mund të parandalosh apo të përgatitesh papritur për luftë. Parandalimi i luftës kërkon më shumë besim, më shumë kurajo se sa të nevojitet për të përgatitur një luftë.
5 – I pyetur nëse e konsideron veten gjerman apo hebre
“E shoh veten si njeri. Nacionalizmi është një sëmundje fëmijërore. Është fruthi i njerëzimit”
6 – Mbi të qenit i famshëm
“Kulti i personaliteteve individuale është gjithmonë, sipas mendimit tim, i pajustifikueshëm. Për të qenë të sigurt, natyra shpërndan dhuratat e saj në mënyra të ndryshme në mesin e fëmijëve të saj. Por ka shumë nga ata që jetojnë të qetë edhe pse jo të famshëm.”
7 – Për mbijetesën
“Po ia dal mirë, duke marrë parasysh se kam mbijetuar nga nazismi dhe dy gra”.
8 – Mbi edukimin
“Shkolla dështoi me mua dhe unë dështova me shkollën. Më mërziste. Mësuesit silleshin si rreshterë. Doja të mësoja atë që doja unë, por ata donin që unë të mësoja për provim. Ajo që urreja më shumë ishte sistemi kompetitiv. Për shkak të tyre, isha i pavlerë, dhe disa herë më sugjeronin ta lija shkollën. E ndjeja se etja ime për dije ishte cunguar nga mësuesit, notat e të cilëve ishin thjesht një sistem matës”.
9 – Mbi rrugën e karrierës
“Nëse s’do isha fizikan, do isha muzikant. Unë shpesh mendoj në muzikë. I jetoj ëndrrat e ditës në muzikë. E shoh jetën time në rreshta muzikore. Nuk do kisha bërë asnjë punë pa muzikë”.
10 – Për kuptimin e jetës
“Cili është kuptimi i jetës njerëzore, ose i jetës organike? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje duhet të përfshish një fe të tërë. Njeriu që i përket jetës së tij dhe krijesave rreth tij nuk është vetëm për të ardhur keq por pothuajse i skualifikuar nga jeta”.
11 – Për lëvdatat
“E vetmja mënyrë për t’i shpëtuar efektit korruptues të lavdërimeve është të vazhdosh punën”.
12 – Mbi të lexuarit
“Leximi pas një periudhe kohe e largon mendjen shumë nga ndjekjet e saj krijuese. Çdo njeri që lexon shumë dhe e përdor trurin pak bie në zakonin dembel të të menduarit, ashtu si njeriu që shpenzon shumë kohë në kinema duke harruar jetën e tij”
13 – Mbi fenë
“Gjëja më e bukur që mund të përjetoni është e mistershmja. Është burim i artit të vërtetë dhe shkencës. Ai për të cilin ky emocion është i huaj, është si i vdekur, me sy të mbyllur. Depërtimi në misterin e jetës i jep kuptim asaj. Nëse kjo është feja, atëherë unë jam një njeri fetar në mënyrë të devotshme”.
14 – Mbi të qenit i vetmuar
“Unë jam një udhëtar i vetmuar dhe kurrë nuk i kam përkitur këtij vendi, shtëpisë sime, miqve ose edhe familjes sime me gjithë zemër. Nuk e kam humbur kurrë dëshirën dhe nevojën për pak vetmi.
15 – Për suksesin
“Përpiquni të mos bëheni një njeri suksesi, por një njeri me vlera”.
16- Për arsimimin
“E vetmja gjë që bie ndesh me diturinë time është arsimimi”.
17- Mbi të vërtetën
“Nëse jeni në botë të përshkruani të vërtetën, lërjani elegancën rrobaqepësit”.
18- Mbi luftën
“Nuk e di se me cilat armë do të bëhet Lufta III Botërore, por Lufta IV Botërore do të luftohet me shkopinj dhe gurë”.
19- Për marrëzinë
“Marrëzia: të bësh të njëjtën gjë përsëri dhe përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme”.
20- Relativiteti…
“Graviteti nuk është përgjegjës që njerëzit bien në dashuri. Si mundet ta shpjegosh në terma kimikë dhe fizikë një fenomen kaq të rëndësishëm sa dashuria e parë? Vendose dorën mbi furrë për një moment dhe të duket si një orë. Ulu me një vajzë speciale për një orë dhe të duket si një minutë. Ky është relativiteti”.
21- Për jetën…
“Kushdo që s’ka bërë asnjë gabim nuk ka provuar asgjë të re”.
22- Mbi foshnjet
“Nëse unë do të filloja të kujdesesha për foshnjën tim, nuk do të jem më vetja ime”
23- Mbi lumturinë
“Një tavolinë, një karrige, një kanistër me fruta dhe një violinë; çfarë i duhet më shumë një njeriu për të qenë i lumtur?”
24- Mbi mënyrën e jetesës
“Janë dy mënyra për ta jetuar jetën. Njëra është të mendosh se asgjë nuk është një mrekulli. Tjetra është të mendosh se çdo gjë është një mrekulli”.
25- Feja dhe shkenca
“Shkenca pa fenë është topalle. Feja pa shkencën është e verbër”.
26- Sërish për jetën
“Cilido që e konsideron jetën e vet apo të tjerëve pa kuptim është jo vetëm i palumtur, por as i denjë për të jetua”r.
27- Mbi optimizmin…
“Është më mirë të jesh optimist kot më kot se të jesh pesimist pa arsye”.
28- Për punën…
“Kush është i zënë me punë, nuk ka kohë as të qajë”.
29- Shpirtrat e mëdhenj…
Shpirtrat e mëdhenj kanë ndeshur gjithmonë kundërshtim të dhunshëm nga ana e mendjeve mediokre.
30- Për bombën atomike
“Bomba atomike…Vetëm nëse do ta kisha ditur, do të isha bërë orëndreqës”.
31- Për mendjen…
“Për të humbur mendjen, nevojitet ta kesh!”