Për të katërtën ditë radhazi në Shqipëri nuk ka asnjë viktimë nga Covid-19.
Edhe rastet e reja janë në shifra minimale. Në 24 orët e fundit janë shëruar 34 qytetarë dhe janë shënuar vetëm 12 raste të reja.
Janë kryer 2919 testime dhe 12 rastet e reja pozitive janë zbuluar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Berat, 1 në Kurbin, 1 në Malësi e Madhe.
Edhe në spitale situata po përmirësohet, pasi sipas Ministrisë së Shëndetësisë aktualisht po marrin trajtim spitalor 30 pacientë, nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive dhe prej ditësh nuk ka asnjë në intubim.
Tashmë në vend numërohen 129,598 të shëruar dhe ka vetëm 323 raste aktive që po marrim dhe trajtim në banesë.