Britani – Shqiptari, Lodvik Guraj është dënuar me 15 vite burg, pasi konsiderohej si “koka” e biznesit të drogës në të gjithë Londrën dhe në juglindje. Sipas mediave britanike, Guraj ishte tregtar i madh i kokainës dhe është shpallur fajtor për furnizimin e më shumë se 40 kg kokaine me vlerë 2 milionë Euro tek përdoruesit.
33-vjeçari i cili jetonte në Greenford, përdorte më shumë se 42 telefona celularë për të drejtuar “perandorinë” e drogës gjatë një periudhe 18-mujore.
Gjatë hetimeve, u zbulua se Guraj e përdorte biznesin e tij të paligjshëm për të bërë jetë luksoze, duke përfshirë udhëtime të shtrenja si dhe blerjen e bizhuteri të shtrenjta.
Gjykata Crown Snaresbrook nëpërmjet hetimeve arriti të bëjë lidhjen e tij dhe me 14 individë të tjerë të cilët merreshin me shitjen e kokainës.
Gjithashtu Guraj, ekspozonte jetën e tij luksoze edhe në rrjetet sociale, ku shëtiste me Lamborghini, por edhe mjeta të tjera luksoze. Guraj është arrestuar nga autoritetet britanike në Dhjetor të vitit 2017.