Rodric Braithwaite – History Today
Ne të gjithë e dimë, ose mendojmë se e dimë, se rusët e kanë të rrënjosur thellë perandorinë në gjenet e tyre. Perandoria Ruse thuhet se është zgjeruar më shpejt se çdo perandori tjetër në histori. Rusia sot kurrë nuk ka qenë më e vogël se kaq që nga shekulli i 17-të, por shumë besojnë se vendi, i udhëhequr nga Putin, po mundohet të rimarrë perandorinë e tij me forcë dhe mashtrime.
Shumë prej tyre janë më shumë se mite. Kees Boterbloem një autor i shquar historik, e ka cilësuar perandorinë ruse një model të qartësisë dhe logjikës së ftohtë.
Ai ka studiuar historinë ruse që nga themelimi i Kievit në shekullin e nëntë e deri më sot. Deri në fillim të shekullit 18-të, Pjetri i Madh i ka detyruar me sukses fqinjët e tij të pranonin Rusinë si një nga pesë Fuqitë e Mëdha dhe më në fund vendi u bë një perandori.
Shtrirja gjeografike e Rusisë nuk ishte e përcaktuar as në lindje dhe as në jug dhe madje në shekullin e 18-të ajo ishte e ekspozuar ndaj sulmeve të shumta nga të huajt. Për pjesën më të madhe të historisë, fqinjët e saj në perëndim kishin një teknologji ushtarake dhe ishin të etur për zgjerimin e territorit.
Rusia nuk ishte më një vend i mirë-organizuar ushtarakisht kur u pushtua nga mongolët në shekullin e 13-të dhe përsëri nga polakët në të 17-të. Ekzistenca e vendit u sfidua më shumë nga Napoleoni në shekullin e 19-të dhe nga gjermanët në të 20-tën.
Perandoria ruse pësoi humbje të mëdha gjatë Revolucionit dhe Luftës Civile të viteve 1917-22. Sistemi brutal dhe i butë i ideuar nga Stalini fitoi luftën kundër Gjermanisë, por nuk ishte në gjendje të konkurronte me Amerikën dhe aleatët e saj.
Në 1991 Rusia pësoi humbje të mëdha, duke e zhytur vendin në varfëri dhe duke i humbur rëndësinë ndërkombëtare. Ashtu si shumë perandori të tjera në Europë dhe gjetkë, Perandoria ruse luante shpesh rolin e mbrojtësit.
Pikërisht këtu ndryshonte nga perandoria e britanikëve, impulsi drejtues i të cilëve ishte të promovonin tregtinë e tyre në vendet e largëta duke përdorur teknologji ushtarake për t’i vënë në vështirësi konkurrentët e tyre.
Ajo perandori, mbi të cilën dielli nuk perëndoi kurrë, u rrit më shpejt dhe më shumë se Perandoria Ruse dhe sundoi më shumë. Perandoritë zakonisht e nisin udhëheqjen e tyre duke mbrojtur kufijtë e brendshëm. Ato vazhdojnë të pushtojnë territore dhe të vjedhin pasurinë e fqinjëve të tyre dhe shpesh edhe të njerëzve.
Disa kërkojnë t’u imponojnë besimet e tyre të huajve. Grabitqarët e djeshëm bëhen viktima të sotme.
Rusia ka qenë njëkohësisht grabitqare dhe viktimë. Ajo u ka shkaktuar plagë të mëdha të tjerëve dhe ka vuajtur tmerrësisht nga ata. Rekordi i tmerrshëm i Europës për luftën e brendshme të përgjakshme nuk duhet të jetë krenari.
Të gjithë kombet që dikur ishin perandori ndjejnë një nostalgji për madhështinë e të shkuarës. Ajo i motivoi britanikët të largohen nga ‘Europa’ dhe të jenë sërish “të fuqishëm”.
Nostalgjia e rusëve për perandorinë dhe viktimizimi nuk u shpik nga Putini. Historiani Rana Mitter tha se duhet të jemi objektivë; dhe se nuk ka nevojë të jemi asnjanës.
Ky është dallimi që duhet të marrim në konsideratë ndërsa kërkojmë mënyra për t’u marrë në mënyrë konstruktive me Rusinë, aty ku ajo është fitimprurëse dhe atëherë kur ajo dëmton interesat tona ose të miqve tanë.