Perandoria spanjolle (1492-1975)
Filloi me zbulimin e Amerikës nga Kristofor Kolombi. Fillimisht mbretëritë të cilat financuan ekspeditat e eksploruesit, nuk u bënë për të zbuluar botë të reja, por për të gjetur rrugë të reja detare që mundësonin shkëmbimet tregtare pa ndërmjetësimin e turqve dhe të venecianëve.
Më pas, Spanja dhe Portugalia e rritën dëshirën për të dominuar territore të reja. Në 1494 me traktatin e Tordesilas, u ndanë edhe territoret mes tyre.
Perandoria portugeze (1450-1999)
Me transferimin e sovranitetit të Makaos te Kina në vitin 1999, ra edhe perandoria e fundit në planet, ajo portugeze. Ndryshe nga ajo spanjolle që mori fitime të mëdha duke u grabitur arin mbretërive para-kolombiane, ajo portugeze akumuloi fitime falë rrugëve tregtare me Lindjen.