Luftimet për kontrollin e Kievit janë intensifikuar mes rusëve dhe ukrainasve.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha më herët se qyteti “ka hyrë në një fazë mbrojtëse”.
Qeveria i bën thirrje popullit të Kievit që të bëjë gjithçka që mundet për t’i rezistuar trupave ruse.
Trupat ruse janë shumë pranë futjes në kryeqytetin ukrainas, ndërsa kanë marrë kontrollin e aeroportit kyç pranë Kievit, Hostomel.
Sulmi rus ka marrë deri dhjetëra jetë njerëz dhe ka shpërngulur 100 mijë ukrainas.