Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës që Shqipëria do të luajë këtë të premte ndaj Çekisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Silvinjo vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, duke thënë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.
“Do të jetë një sfidë e rëndësishme, duke ditur që Çekia është skuadër e ashpër dhe shumë e vështirë. Kanë lojtarë shumë të mirë. Ne vijmë këtu për të luajtur. Jemi përgatitur për këtë ndeshje. Asnjë trajner nuk e përgatit ndeshjen për të barazuar, ne futemi në fushë për më të mirën.
Kjo është jeta e një trajneri. Je gjithë kohën duke menduar dhe punuar. Puna në kombëtare është e tillë. Ka pak ditë kohë për të përgatitur ndeshjen. Jemi vazhdimisht në studim të kundërshtarit. Kam besim te skuadra dhe praktikisht e kam vendosur formacionin. Kemi realizuar disa stërvitje, është pak kohë për përgatitje, por futemi në fushë për të dhënë më të mirën.”, deklaroi Silvinjo.
Ndeshja Çeki-Shqipëri, do të luhet të premten në orën 20:45.