Faza e 1/8-ave të Euro 2020 do të dhurojë përballje tejet të forta ku bie në sy Anglia ndaj Gjermanisë, si dhe Belgjika me Portugalinë.
Ndërkohë, skuadrat e kanë të qartë rrugën e tyre drejt finales së madhe të Wembley-t. Anglia dhe Gjermania me të vërtetë kanë një përballje, e cila do të nxjerrë jashtë Europianit një emër të madh, por ekipi i kualifikuar, në çerekfinale do të ndeshet me fituesin e çiftit Suedi-Ukrainë, një kundërshtar i lehtë, të paktën në letër.
Belgjikë-Portugali
Itali-Austri
Francë-Zvicër
Kroaci-Spanjë
****
Suedi-Ukrainë
Angli-Gjermani
Holandë-Çeki
Uells-Danimarkë