Perceptimi i dhimbjes është thelbësor për mbijetesën, por intensiteti i dhimbjes mund të rritet ose të ulet. Për shembull, ushtarët e plagosur në luftë kujtojnë shpesh se nuk kanë ndjerë asgjë në atë moment.
Një studim i ri, i publikuar në revistën shkencore amerikane “Cell Reports”, fliste për qarkun e trurit, përgjegjës për rritjen ose uljen e sinjaleve të dhimbjes. Ky studim e krahason këtë mekanizëm me mënyrën se si një termostat kontrollon temperaturën në pjesën e një shtëpie.
Yarimar Carasquillo, autorja kryesore e studimit dhe hulumtuese në “National Center for Complementary and Integrative Health” (NCCIH) deklaroi se rajoni përgjegjës i këtij mekanizmi ishte amigdala qendrore, struktura thelbësore në deshifrimin e emocioneve.
Sipas studimit, ajo duket se luan një rol të dyfishtë.
Duke kryer kërkime tek minjtë, Yarimar Carasquillo dhe kolegët kanë zbuluar se aktiviteti në neuronet që manifestojnë proteinën e tipit kinaz C-delta rrisin dhimbjen, ndërkohë që neuronet që manifestojnë somatostatinën pengojnë transmetimin në nervat e përdorura për të komunikuar dhimbjen.
Amiglada qendrore nuk është plotësisht përgjegjëse më menaxhimin e dhimbjes. Roli i saj është për të reaguar për stresin ose ankthin që rrisin dhimbjen ose për përqendrimin mbi një punë që ul vëmendjen e personit dhe redukton perceptimin e dhimbjes.
Të ndjesh dhimbje mund të jetë një paralajmërim që sinjalizon për njeriun se ka nevojë për ndihmë, për shembull për personat që kanë një apendicit ose një krizë kardiake.
Megjithatë, jo çdo dhimbje është e dobishme.
Sipas një sondazhi që daton në vitin 2012, rreth 11% e të rinjve amerikanë ndjenin çdo ditë dhimbje fizike.
“Reagim i shëndetshëm është nëse ju ndjeni një dhimbje, ajo ju thotë se diçka nuk shkon, ju merrni kujdesin e nevojshëm dhe dhimbja kalon”, thekson Yarimar Carasquillo.
“Në rastin e dhimbjeve kronike kjo nuk ndodh, sistemi është i bllokuar. Nëse ne mund të zbulojmë se çfarë e bllokon sistemin ne mund ta frenojmë fenomenin”, theksoi ajo.