Braziliani Robinho tashmë po fillon të vuajë pasojat e dënimit me nëntë vjet burg për një përdhunim të dhunshëm të një vajze shqiptare në vitin 2013, një dënim që iu imponua atij disa javë më parë.
Ai ende ka mundësi të apelojë dhe vendimi përfundimtar mund të zgjatet me vite, por pasojat e para të dënimit për sulme seksuale tashmë e përfshijnë brazilianin në fushën e sportit.
Në një intervistë për ESPN, Jose Carlos Peres, presidenti i ri i Santos, pranoi se politika e re e klubit do të jetë punësimi i lojtarëve me imazh të mirë dhe Robinho nuk është sot në gjendje ta veshë fanellën “alvinegra”.
“Shpresoj që Robinho të rezultojë i pafajshëm, por kjo nuk ka të bëjë fare me punësimin e tij tani. Nuk është në radarin tonë. Ndoshta në të ardhmen ai do të na bëjë një propozim të mirë dhe një pagë në përputhje me rrethanat. Sot nuk ka negociata. Ndoshta Robinho nuk është në profilin që ne po kërkojmë për Santosin e ri. Klubi ynë është një profil i imazhit të mirë në Brazil dhe jashtë vendit, pa episode. Nuk mund t’i ndryshojmë vlerat e klubit tonë për një vendim”, – tha Peres.
Presidenti i ri i Santosit këmbënguli se ai nuk premtoi nënshkrimin e Robinhos dhe shpreson që ish-lojtari i Real Madridit të provojë pafajësinë e tij.
“Unë nuk premtova Robinhon. E di se është një lojtar i rëndësishëm dhe duhet të trajtohet mirë në Vila Belmiro. Ai është një idhull, por ekziston kjo çështja e Italisë. Robinho ka për të mbrojtur veten. Nëse ai është fajtor, do të duhet të paguajë për atë që bëri. Nuk mund ta masakrojmë, sepse rasti i tij ende po gjykohet. Ai ka të drejtë të mbrohet në shkallën e dytë. Kush jam unë për të gjykuar atë?” – përfundoi Peres.