Një 21-vjeçar banues në Gramsh është vënë në prangat e policisë. Ai ka mashtruar dy subjekte tregtare nëpërmjet celularit dhe për t’iu zhvatur paratë përdori një fëmijë të mitur.
“Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gramsh, u kap dhe u ndalua me iniciativë shtetasi G. S., 21 vjeç, banues në Gramsh. Nga veprimet hetimore dyshohet se 21-vjeçari ka përfituar shuma parash duke mashtruar nëpërmjet celularit, pronarët e 2 subjekteve tregtare, në qytetin e Gramshit, dhe ka përdorur një shtetas të mitur, për të marrë paratë e përfituara me anë të mashtrimit,” njoftojnë uniformat blu të policisë.
Ndërkaq materialet i janë dërguar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme ligjore.