Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës gjatë një operacioni të koduar “Qelqi”. Të arrestuarit janë E.Xh. 26 vjeç, S.D. 24 vjeç, A.B. 24 vjeç dhe B.V. 55 vjeç i dënuar më parë për shitje droge.
Tre të rinjtë u kapën duke udhëtuar me makinë, brenda së cilës u gjet dhe sekuestrua 1.2 kg kanabis sativa. Policia thotë se automjetin që tre të rinjtë përdornin e kishin marrë me qira dhe qarkullonin me të për të shmangur dyshimet e autoriteteve. Droga do të shitej me doza në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Kurse 55-vjeçari me iniciale B.V. merrej me shpërndarje të heroinës në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe rrugës së “Qelqit”. Uniformat blu sekuestruan 19 doza heroinë. Sipas policisë, 55-vjeçari lëndën narkotike e sekuestronte nga persona të tjerë, për të cilët vijojnë hetimet me qëllim identifikimin dhe arrestimin e tyre.