Policia Rrugore e Tiranës duket se nuk do të tolerojë asnjë shkelje, as kur vjen puna tek zyrtarë apo ministra të shtetit.
Kështu, Policia e Shtetit bën të ditur se ka gjobitur me 40 mijë lekë Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj. Shkak sipas policisë, është fakti se në makinën tip Benz ngjyrë e bardhë të sajën “përdorte fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme”. Në momentin e ndëshkimit, në drejtim të makinës ka qenë shoferi i ministres.
Policia e Shtetit, nëpërmjet një njoftimi, sqaroi se nuk do të tolerohet askush që përdor fenelinat dhe simbolet e policisë në mënyrë të pa autorizuar.