Bota “Perëndimi duhet të përgatitet për luftë”, deklaron ish-zëvendëskomandanti i NATO-s

“Perëndimi duhet të përgatitet për luftë”, deklaron ish-zëvendëskomandanti i NATO-s

Ushtare ukrainas prane Kievit

Pas deklaratave gjatë mbrëmjes së djeshme të sekretarit të jashtëm të Britanisë së Madhe se Rusia duhet të largohet nga e gjithë Ukraina, kanë ardhur reagime të shumta.

Një ndër ato ka qenë edhe ai i ish-zëvendëskomandantit suprem të NATO-s në Evropë, gjeneralit Sir Richard Shirreff.

Për BBC Radio 4’s, ish-komandanti ushtarak ka paralajmëruar se Putini mund të përgjigjet në mënyrë agresive, por argumentoi se ky përshkallëzim ishte i nevojshëm për të treguar se Perëndimi është serioz.

“Rasti më i keq është lufta me Rusinë. Duke u përgatitur për rastin më të keq, ka shumë të ngjarë të pengojë Putinin, sepse në fund të fundit Putini respekton forcën”, tha Sir Richard Shirreff.