Lëvizja socialiste për Integrim e mendon se afatgjatë bashkëpunimin me Komisionin e Rithemelimit në logon e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. E ftuar në Publikisht në RTSH me gazetaren Blerta Tafani, përfaqësuesja e LSI-së, Silva Caka, u shpreh se nuk e përjashtojnë që ky koalicion të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve të 6 Marsit.
“Kur kemi parë disa koalicione të tjera si shumë të rëndësishme që dolën ashtu si dolën, kjo është qershia mbi tortë. Komisioni i Rithemelimit ka ndër juristët që ka pasur ndonjëherë PD. Gjatë gjithë kohës që kemi qenë në parlament kanë qenë njerëz me të cilët edhe mund të punoje. Pjesë e këtij grupi janë njerëz që kanë dhënë kontribute shumë të mira. Pse të mos vazhdojë një koalicion i tillë. Nuk përjashtohet mundësia që të vazhdojë ky koalicion edhe në vazhdim”, u shpreh Caka.
I ftuar në studio ishte edhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike Gazment Koduzi i cili u shpreh se në këto zgjedhje hyjnë për të fituar. Ndalur te koalicioni i Sali Berishës me Lëvizjen Socialiste për Integrim, ai deklaroi se ky ka qenë një plan i paracaktuar që është finalizuar dalëngadalë.
“Fakti që dy kandidatë janë të një krah politik që janë ndarë në sy subjekte politike do të ndikojë në çarje të votës. Pas kësaj situate që ka kaluar PD, pas një procesi që nisi pas 9 shtatorit, lëvizja e Berishës fillimisht u pa si lëvizje politike por që me sa duket ka pasur në vetvete një qëllim tjetër. Kushdo që e njeh e di që nuk nxjerr këmbën nga shtëpia pa një projekt politik të menduar. Duket sikur është nisur për të shkuar drejt një çatie politike me Ilir Metën dhe LSI. Gjasat duken që është ndarë përfundimisht nga PD. Projekti politik është drejt një partie të përbashkët. Sot që ne flasim këto kandidatë janë të regjistruar në KQZ me emrin, firmën dhe vulën e LSI. Ne do të dalim fitues në këto zgjedhje. Hyjmë për të fituar. Pollet po tregojnë që ne jemi fitues”, tha ai.