Politika “Përfitoi miliona lekë nga buxheti i shtetit”, PD kërkon heqjen e mandatit...

“Përfitoi miliona lekë nga buxheti i shtetit”, PD kërkon heqjen e mandatit të deputetit Vullnet Sina

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do ti kërkojë Kuvendit të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sina.

Sipas PD, deputeti Sina ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit.

“Deputeti Vullnet Sina i shpallur si “deputet kampion” nga Edi Rama në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste, rezulton se qenka kampion në përfitimin e parave publike në kundërshtim flagrant me Kushtetutën,” tha PD.

Moncioni i PD pritet të dorëzohet gjatë kësaj jave zyrtarisht në Kuvend.