Sot është dita e parë e muajit shkurt, pra muajit të ditës së dashurisë. Si rrjedhojë, banorët kanë ndarë historitë e tyre të dashurisë, duke nisur nga puthja e parë, pëlqimet e para apo situata të tjera si këto referuar ndjenjës së dashurisë.
Një nga banorët që ka rrëfyer historinë e tij ka qenë edhe Donaldi. Ai ka folur për një situatë gjatë periudhës së gjimnazit, ku ai ishte i dashuruar me një vajzë që ishte në një lidhje. Ai tha se vajza e la të dashurin e saj për Donaldin dhe ata krijuan një lidhke së bashku.
Madje, në një moment ai rrëfeu se atë e ndiqte një person me makinë dhe kur ky e vuri re u përlesh me të, por që personi në fjalë e denoncoi në polici.
“Më denoncoi, por nuk ishte diçka serioze, dhashë deklaratën time dhe aq. Por kam qenë shumë xheloz, i sëmurë fare.”, u shpreh Donaldi.
Kujtojmë se Donaldi ka shprehur disa herë se është natyrë shumë xheloze dhe madje e ka quajtur veten disi ‘i sëmurë’ në një lidhje. Po nuk ka mohuar as faktin se edhe vajzat krahë tij kanë qenë xheloze.
“Unë ia mbyll Instagram-in asaj! Ça tallesh ti?! Unë i jap një Nokia 3310, shkruaj ça bën ku je, kaq. Rri në shtëpi, shiko televizor…” ,- ka thënë ai me shaka për Beatrix.