Ka përfunduar numërimi në bashkitë Librazhd, Cërrik, Gramsh dhe Belsh, Qarku Elbasan ku Partia Socialiste ka dalë forcë e parë.
Në bashkinë e Librazhdit, Partia Demokratike ka marrë 5,000 vota, Partia Socialiste ka marrë 10,000 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 780 vota.
Në bashkinë e Cërrikut ka fituar Partia Socialiste me 8,347 vota, Partia Demokratike ka marrë 4,227 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 1,205 vota.
Edhe në bashkinë e Belshit është Partia Socialiste ajo që ka dalë forcë kryesore duke marrë 5,700 vota, Partia Demokratike ka marrë 3,920 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 118 vota.
Në Bashkinë e Gramshit Partia Socialiste ka marrë 8,130, Partia Demokratike ka marrë 3,300 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 800 vota.
Në qarkun e Elbasanit vazhdon numërimi për bashkinë e Elbasanit, Prrenjasit dhe Peqinit.