Përfundon rinumërimi i 114 kutive të votimit të Beratit. Partia Socialiste ka ruajtur mandatin.
Si pasojë e rinumërimit, socialistët humbën 18 vota, kurse LSI u rrit me vetëm 15 vota.
Këto vota nuk ishin të mjaftueshme që PS të zbriste në 4 mandate në Berat.
Anëtari i PS në KAS Koli Bele tha se me sa duket nga rinumërimi, nuk ka pasur transformim të vullnetit të zgjedhësve në kutitë e Beratit.
“Nuk ka pasur transformim të vullnetit të zgjedhësve në kuti. Në tërësi, fakti që janë ruajtur të njëjtat numra, tregon që numërimi është brenda standardeve”, tha Bela.
Partitë opozitare pretendonin se në këtë qark ka pasur parregullsi në procesin e numërimit.