Sport Përgatitet oferta, Barça nuk heq dorë nga Neymar

Përgatitet oferta, Barça nuk heq dorë nga Neymar

Barcelona ka rindezur edhe njëherë sirenat e transferimit të brazilianit Neymar, i cili gjatë merkatos verore ishte pranë rikthimit por operacioni u ndërpre në hapat e fundit.

Katalanasit kanë nisur të mendojnë përforcimet dhe nëse Neymar mbetet në formë optimale, do të jetë pritoritet i kampionëve të Spanjës.

Gjithsesi, PSG nuk ka ndërmend të ulë vlerën e yllit të tyre, për të cilin Barcelona duhet të derdh 180 milion euro në arkat e parisienëve.

Philippe Coutinho është një faktor kyç që mund të ndikojë në rikthimin e brazilianit. Sulmuesi i Bayern, po shkëlqen në Gjermani dhe nëse do të shitet përfundimisht te bavarezët ose në një klub tjetër, Barcelona do të gjeneronte mjaftueshëm të ardhura për të realizuar transferimin e shumë dëshiruar të Neymar.