Pas protestës, Lulzim Basha i drejtoi një mesazh të gjithë atyre që nuk e kuptojnë se çfarë do të arrijë opozita dhe cila është strategjia e saj.
Nga rrjetet sociale, Basha thotë se rezistenca ndaj të keqes që ka gllabëruar vendin është strategjia e vetme që ka.
Postimi i plotë i Bashës së Facebook:
Strategjia jonë është përballja, është rezistenca, është beteja totale me gjithë sa kemi në dorë, në shpirt, në zemër dhe me gjithë fuqinë që na jep Zoti i madh KUNDËR kësaj të keqe që ka pushtuar vendin tonë, që ka marrë peng njerëzit dhe të ardhmen tonë, ka gllabëruar liritë dhe të drejtat tona! Kjo është strategjia.
Për ata që pyesin çfarë doni të arrini: Përgjigja është vetëm NJË FJALË: FITORE! FITORE! FITORE! — me çdo kusht dhe sado sfiduese dhe e mundimshme të jetë rruga drejt saj!
Sepse pa fitoren e kësaj kauze, nuk ka të ardhme. Nuk ka të ardhme për fëmijët tanë, nuk ka të ardhme për popullin shqiptar, nuk ka të ardhme për Shqipërinë!