Kryeministri Edi Rama, ka folur sot për herë të parë lidhur me përgjigjet e publikuar në mediat italiane dhe ato shqiptare ku përmendeshin dhe politikanë shqiptarë të mazhorancës. Rama në një konferencë për mediat tha se drejtësia për këtë rast ka folur dhe është përvetuar se mafia italiane nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë.
Po ashtu ai u shpreh se të gjitha ato që janë dëgjuar ditët e fundit, për të janë dëngla dhe thashetheme, nga ata që ai tha se duan “që t’i bëjnë nënën Shqipërisë”.
Edi Rama: Në fakt do të zhgënjehesh se nuk do them që duhet të flas drejtësia. Në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konluzion duke folur grupi hetimor italian dhe duhet të them që është turp për të gjithë ju që duhet të informoni publikun dhe ushqeni dynjanë me dëngla e thashetheme.
Po citoj prokurorinë italiane: “Pas një viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedime me njëri tjetrin për investime që do të bënin në Shqipëri kanë dështuar të gjithë dhe i vetmi investim është një dyqan për shitjen e rrobave të punës dhe ka pasur një konflikt mes ortakëve”.
Kjo është citim nga prokurorit e prokurorisë italiane, marrje e këtij llumi dhe servilja e këtij llumi për ushqim me shqiptarët, netëve të gjata të mejhaneve televizive dhe ditëve të gjata për klikime, është një turp për ata që e ushqejnë këtë qasje dhe prirjen për t’ia bërë nënë këtij vendi e kanë prioritet. Kjo është një marrëzi e pashoqe, flasin ca italian, përmendin njerëz, imagjinojnë investime dhe imagjinojnë pushtimin e tokës së premtuar, nuk ka asnjë fakt, asnjë lidhje, asnjë prove. Këtu ngrihet një tymnajë që është e neveritshme dhe unë s’ka asgjë për të thënë për këtë gjë. Merrini ato mijëra faqe, pini lëngun dhe villni pastaj.
Kjo është një provë spektakolare e katandisë së medias dhe opozitës., Nuk e imagjinoj dot që një njeri që ka një mikrofon që merr kohë për të hedhur këtë gjellë budallallëku dhe idiotësie. Çfarë do që të them unë që të them që si kam takuar fare këta njerëz, kjo është e kotë. Të them që kjo nuk funksionon me mua, është e kot. Është një trup, dhe një gjë e ulët sa më s’ka për të kërkuar avantazhe politike në mexhlis duke ia bërë nënë këtij vendi, përsëri, si gjithmonë. Në vend që të bëhet informacion, po bëhet dizinformacion.