Në dosjen hetimore të çështjes “Habilaj”, Prokuroria për Krime të Rënda ka zbardhur disa biseda mes të pandehurve.
Mes tyre është edhe biseda e Florian Habilajt me shefin e Policisë Kufitare në Dhërmi, Sokol Bode i cili e telefonon vetë për ta telefonuar në lagjen “Çole” në Vlorë, shkruan gazeta ‘Panorama’.
Përgjimet i përkasin datës 15.10.2017:
Bode: Alo
Habilaj: Po
Bode: Si je flori, Sokol Bode të shqetëson
Habilaj: Po
Bode: Po vij për 10 minuta n’bazë
Habilaj: Ku të pres
Bode: Poshtë
Një ditë më vonë, numri që përdorej nga Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt, ka marrë SMS nga një numër ku shkruan: “Shih lajmet te Klani”.
Dosja
Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi për gjykim në Gjykatë dosjen ndaj të ashtuquajturit grupi “Habilaj”. Në dosjen në fjalë, janë nëntë të pandehur të cilët akuzohen për grup të organizuar dhe trafik droge.
Nëntë të pandehurit e dosjes “Habilaj” janë shtetasit Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Armando Kocerri, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuaraj, Maridjan Sulaj, Armando Sulaj.
Sa i takon hetimeve ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ato janë ende në proces dhe mësohet se prokuroria është në pritje të mbërritjes së përgjigjes për dy letërporosi të dërguara në Itali.