Historianët francezë thonë që Mbreti Luis XIV ishte i marrosur pas shpargut. Ai urdhëroi ndërtimin e serave të veçanta në kopshtet e Versajës për të rritur shpargun. Kjo perime u bë shumë e preferuar në kuzhinën Franceze të shoqërisë së lartë. Shpesh ai u quajt “Mbreti i Perimeve” ndonëse pseudonimi më i saktë do të ishte “Perimja e Mbretërve”. Librat e vjetër thonë që Egjiptianët dhe Romakët e lashtë kanë qenë gjithashtu të magjepsur pas shpargut. Perandori August ngarkoi një ushtri të tërë për të korrur kërcejtë e shijshëm
Për çfarë është i mirë…
1- Ka veti anti-inflamatore dhe anti-oksidante
Asparagu është një bimë që ka veti të mëdha për shëndetin. Prania e lartë e vlerave ushqyese si vitamina K, A B, C folate, po ashtu edhe flavonoide, kuercetinë, rutin, etj, e bëjnë këtë bimë një thesar për shëndetin.
Gjithashtu ai përmban shumë antioksidantë përfshi vitaminën C, beta-carotene, vitaminën E, dhe minderalet si zink, selenium etj .
Vetitë që i gjejmë tek kjo bimë janë më të mirat për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe problemet me zemrën.
Një nga perimet “top” për tretjen
Asparagu ka veti tepër të mëdha për tretjen pasi ai përmban inulinë, e cila përdoret për të përmirësuar tretjen dhe është e përshtatshme për reduktimin e gazrave në zorrë. Gjithashtu inulina ndihmon për diabetikët, pasi prodhon shumë karbohidrate në mënyrë të pavarur nga insulina.
Këtë përmbajtje e gjejmë edhe tek karçofi.
Asparagu është i pasur edhe me fibra dhe proteina, të cilat ndihmojnë për stabilizimin e tretjes.
I mirë për shëndetin e zemrës dhe rregullimin e sheqerit në gjak
Nga studimet ka rezultuar se asparagusi redukton rrezikun e prekjes nga sëmundjet koronare si dhe parandalon diabetin e tipit 2.
Përmbajtja e vitaminës B e bën këtë perime një burim të shkëlqyer të acidit folik, vitaminës B1, B2, B3 dhe B6. Ai përmabn gjithashtu biotinë, dhe acid pantothenic. Grupi i vitaminave B luan një rol të rëndësishëm në metabolizmine sheqerit dhe brumërave, të cilat janë të rrezikshme për diabetin.
Perime anti-kanceroze
Për shkak të përmbajtjes së fortë anti- inflamatore dhe antioksidante asparagu redukton rrezikun e prekjes nga kanceri. Janë kryer shumë studime tek minjtë dhe ka rezultuar se asparagu sjell përfitime kundër-kancerit. Për këtë organizatat shëndetësore e rekomandojnë asparagun si një perime që duhet të konsumohet çdo ditë.
Këshilla si ta përgatisim:
Asparagu nuk ka nevojë që t’i hiqet lëkura, sidomos kur është i hollë. Lajeni me ujë të bollshëm për të larguar të gjitha papastërtitë. Më pas priteni pjesën fundore të panevojshme të asparagut dhe vendoseni në avull. Mirë është ta gatuani atë si një të tërë dhe nëse dëshironi ta prisni në pjesë më të vogla bëjeni këtë pas gatimit.