Komisioni i Etikës dhe Votimit është mbledhur ditën e sotme për të marrë vendimin në lidhje me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka dhe dy deputetë të saj, Belind Këlliçi, Edi Paloka.
Kështu, mësohet se komisioni ka përjashtuar për dhjetë ditë nga punimet e Kuvendit, Sali Berishën dhe Flamur Nokën.
Ndërkohë, për Edi Palokën dhe Belind Këlliçin ka vendosur përjashtimin e tyre me 5 ditë nga punimet e Kuvendit.
Seanca e fundit parlamentare u shoqërua me episode të shumta tensioni, ku nuk munguan as bllokohet e foltores së Parlamentit nga ana e përfaqësuesve të opozitës.
Këlliçi: Përjashtimi po bëhet për të na mbyllur gojën
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka dhe deputeti Belind Këlliçi kanë dhënë një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit.
Këlliçi është shprehur se vendimi për t’i përjashtuar nga Kuvendi për 10 ditë është marrë për të ju mbyllur gojën.
Ndërkohë Noka ka bërë thirrje që qytetarët të jenë nesër para Parlamentit për të protestuar në orën 10:00.