Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi doli mesditën e sotme në një informim publik në lidhje me situatën më të fundit në vendin tonë pas përkeqësimit të motit ditët e fundit.
Peleshi u ka bërë një thirrje bashkive që të marrin masat për të përballuar situatën që kanë shkaktuar reshjet e shiut.
Sipas Peleshit, situata është nën kontroll, por megjithatë sipas tij duhet të jemi vigjilentë ndaj çdo situate, pasi në ditët në vijim do të ketë një shtim të intensitetit të reshjeve, çka mund të sjellë çdo lloj situate.
Niko Peleshi: Edhe njëherë thirrja për qytetarët në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes në lëvizjet e tyre në ditët në vazhdim deri në datën 21 Janar ku pritet të jetë piku, parashikohen 250-300 mm shi. Shpresojmë që nuk do të kemi situata shumë problematike, KESH po bën më të mirën në mënyrë që shkarkimet e imponuara të mos ndikojnë në përkeqësimin e situatës. Nuk jemi afër rrezikut, por e kemi parë edhe nga eksperienca që kur ka reshje të pandërprera me intensitet shumë të lartë mundet që niveli i lumenjve të rritet krejt papritur dhe të kemi përmbytje.