Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas përkeqësimit të motit në të gjithë vendin. Ai shprehet se strukturat shtetërore janë në terren për të siguruar kthimin në normalitet.
“Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet. Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike”, njoftoi Rama.
Po ashtu, ai i bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të zbatojnë me përpikmëri rregullat.
“Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor”, u shpreh kryeministri.