Aktualitet Përkeqësimi i situatës nga Covid-19, ekspertë nga Italia vijnë në Shqipëri

Përkeqësimi i situatës nga Covid-19, ekspertë nga Italia vijnë në Shqipëri

Pas ndihmës që Shqipëria i ofroi Italisë me dy grupe mjekësh dhe infermierësh, gjatë momentit më të vështirë të pandemisë së koronavirusit, duket se ka ardhur koha që vendi fqinj të “na kthejë nderin” me rritjen e shifrave të të infektuarve gjatë javëve të fundit.

Një ekip i Task Forcës së Emergjencave Civile Italiane, i përbërë nga 6 ekspertë, do të vijë sot në Tiranë për të zhvilluar një veprimtari konsulence dhe do të ndihmojë me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid.

Ekipi i ekspertëve italianë do të qëndrojë për 14 ditë në Shqipëri dhe bashkë me të do të vijë edhe një sasi prej 500.000 maskash kirurgjikale të llojit II, dhuratë e strukturës së Komisarit të Jashtëzakonshëm Arcuri.