Aktualitet Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Janullatos, kryepeshkopi intubohet

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Janullatos, kryepeshkopi intubohet

Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Janullatos është përkeqësuar.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, përmes një njoftimi të fundit, bën me dije se kryepeshkopi është intubuar dhe është transferuar në kujdes intensiv.

“Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas

Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar”, thuhet në njoftimin e kishës.

Kryepeshkopi Janullatos ndodhet i shtruar në spitalin e Athinës prej disa ditësh për shkak të infeksionit sezonal.