Aktualitet Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Janullatos, niset me urgjencë me helikopter ushtarak drejt...

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Janullatos, niset me urgjencë me helikopter ushtarak drejt Athinës

Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, 95-vjeçarit Anastas Janullatos, i cili prej datës 30 dhjetor ishte shtruar në spitalin e Tiranës, ka shfaqur një përkeqësim të rëndë.

Sipas mediave greke, Janullatos është nisur me urgjencë me një avion të Forcave Ajrore drejt spitalit të Athinës për trajtim më të specializuar.

Raportohet se ai do të transportohet nga një ekip i personelit mjekësor fluturues të EKAV-it, ndërsa pritet të shtrohet në reformacionin e spitalit “Evangelismos”.

Megjithatë, gjendja e tij konsiderohet nën kontroll, ndërsa sipas raportimeve ai ka pësuar hemorragji në stomak.

Bëhet e ditur se kryepeshkopi u shtrua në një spital në Shqipëri pak ditë më parë ku u raportua se ishte prekur nga një virozë e stinës.

Në atë kohë, në një njoftim në llogarinë e Kryepeshkopit në Facebook thuhej: “Më i bekuari Kryepeshkop i Shqipërisë, z. Anastasi është shtruar në një spital në Tiranë, pas shfaqjes së virozës sezonale. Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme”.

Kujtojmë se në nëntor 2020, Kryepeshkopi i Shqipërisë u shtrua sërish në ICU të spitalit “Evangelismos” me koronavirus.