Aktualitet Përkeqësohet shëndeti i Janullatos, kryepeshkopi i Shqipërisë në gjendje kritike për jetën

Përkeqësohet shëndeti i Janullatos, kryepeshkopi i Shqipërisë në gjendje kritike për jetën

Shëndeti i kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos është përkeqësuar dhe ai ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Kështu ka bërë me dije e përditshmja greke Protothema, teksa ka shpjeguar se Janullatos ndodhet i shtruar prej mesditës së të premtes në spitalin “Evangelismos” në Athinë.

Shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.

Para shtrimit në spital në Evangelismos, 95-vjeçari, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të një virusi stinor.

Ai u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë.

Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij me urgjencë në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor.

Vetë Kisha Ortodokse ka qenë hermetike për rastin e Janullatos dhe vetëm pas bërjes publike nga mediat greke rreth shëndetit të kryepeshkopit, kanë nxjerrë një njoftim rreth gjendjes së tij.

Më 4 janar, Kisha bëri me dije se ai kishte shkuar për kurim në Athinë dhe se gjendja e tij ishte e qëndrueshmme deri në ato momente.

Por shëndeti i kryepeshkopit të Shqipërisë është përkeqësuar 24 orët e fundit.