Shëndeti i opozitarit rus, Alexei Navalni po përkeqësohet në burg. Sipas raportimeve, kritiku më i zëshëm i presidentit, Vladimir Putin po humbet ndjesinë në këmbë dhe duar.
Avokatët thonë se Navalni, i cili po vuan dënimin me burg prej 2 vite e gjysëm është diagnostikuar me dy hernie diskale.
Javën e kaluar, ai nisi një grevë urie duke kërkuar trajtim të nevojshëm për dhimbjen akute në shpinë dhe këmbë.
“Nuk ka luftë apo protestë këtu. Na lejoni që të zgjidhim këtë çështje si njerëz”, tha mjekja e Navalit.
Një koment për gjendjen shëndetësore gjithnjë e në përkeqësim të Navalny-t pati edhe Shtëpia e Bardhë. Administrata e presidentit Joe Biden kërkoi që të merren masa për trajtimet shëndetësore, ndërsa përsëriti që burgosja e tij është e padrejtë.
“Burgosja e Navalnit me akuza të stisura dhe të motivuara politikisht është një padrejtësi e madhe. Mbështesim qëndrimin e partnerëve dhe aleatëve që kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij”, tha zëdhënësja e Psaki.
Lideri i opozitës u sëmur në burg këtë javë me simptoma të rënda në frymëmarrje. Gjithashtu Navalny ka raportuar probleme të vazhdueshme shëndetësore, si kollitje dhe temperaturë të lartë. Kritiku i Putin po humbet peshë deri në 1 kilogram në ditë si shkak i grevës së urisë.