Sërish lajme të këqija vijnë nga Maqedonia e Veriut lidhur me pandeminë e koronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri me dije se në 24 orët e fundit u raportuan 67 raste të reja pozitivë me Covid-19 si dhe një viktimë.
Që nga nisja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnostifikuar me Covid-19 2.382 persona, 141 prej të cilëve kanë humbur jetën.
Shifrat e përkeqësuara të ditëve të fundit kanë detyruar autoritetet të mendojnë për një rikthim të masave shtrënguese në disa qytete, aty ku situata paraqitet më e rrezikshme.