Sport “Perla” e Kristjan Asllanit shpallet goli më i bukur i javës nga...

“Perla” e Kristjan Asllanit shpallet goli më i bukur i javës nga UEFA (VIDEO)

Goli i Kristjan Asllanit kundër Ishujve Faroe është shpallur goli më i bukur i këtij raundi takimesh për eliminatoret kualifikuese Euro 2024.

“Goditja brilante e Kristjan Asllanit është goli i këtij raundi”, njoftoi UEFA.

Pas Asllanit, janë renditur Saka i Anglisë, Guler i Turqisë dhe Sallai i Hungarisë, që për hir të së vërtetës ishin po ashtu gola shumë të bukur.

Shqipëria fitoi 3 me 1 përballë Ishujve Faroe. Golat për kuqezinjtë i shënuan, Bajrami, Asllani dhe Muçi. Me këtë fitore, Shqipëria u ngjit në vendin e dytë në grupin E.