Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, teksa një shtetase ka humbur jetën dhe një tjetër është dërguar në spitalin e qytetit.
Ngjarja ka ndodhur në një rrethrrotullim në Nartë, në hyrje të autostradës, ku një automjet tip Ford për shkaqe ende të paqarta është përmbysur, duke shkaktuar vdekjen e një prej personave brenda tij, shtetasen G.M, 25-vjeçare. Personi tjetër, shetasja S.K, 38 vjeç, mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Rrethrrotullimi tregohet si problematik, dhe si burim aksidentesh për personat e pamësuar me të.