Një 45-vjeçar ka humbur jetën pasi mjeti bujqësor me të cilin punonte tokën u përmbys duke e zënë poshtë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheq të Bashkisë së Dimalit rreth orës 18:40.
Policia thotë se viktima është me iniciale R.D dhe se traktori me të cilin punonte dyshohet të jetë përmbysur aksidentalisht duke i shkaktuar vdekjen 45-vjeçarit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.