Në Itali është përmbysur trendi i infektimit të më shumë burrave në krahasim me gratë nga koronavirusi.
Siç bën me dije Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali, koronavirusi tani po infekton më shumë gra (51%).
Në fakt, koronavirusi thuhej se infektonte më shumë burrat, dhe në fakt kështu ishte, por gjithçka u kthye përmbys në fillim të prillit.
Më përpara meshkujt ishin më të prekurit, në 59 mijë raste ata përfaqësonin 54% të rasteve pozitive.
Por në rreth njëzet ditë të këtij muaji, sipas Institutit të Lartë të Shëndetësisë, pati një përhapje të lartë dhe te gratë, të cilat tani përbëjnë 51.4% të njerëzve të prekur, që nga fillimi i pandemisë.
Megjithatë meshkujt përsëri vdesin më shumë në krahasim me gratë, rreth 63.2%.
Për më tepër ishte e qartë që nga fillimi se si koronavirusi shkaktonte më shumë dëme tek meshkujt.
Edhe në rradhët e bluzave të bardha ka më shumë gra të infektuara nga koronavirusi. Meshkujt përbëjnë pak më shumë se 31% të të prekurve në radhët e bluzave të bardha.