Policia e Durrësit jep detaje për përmbysjen e varkës së peshkimit, mesditën e sotme, në zonën e Currilave. Policia njofton se është nxjerrë i gjallë njëri prej peshkatarëve, ndërsa tjetri dyshohet se është mbyllur.
Ndërkohë, vijojnë ende kërkimet në det për gjetjen e trupit të tij, ku drejt Durrësit janë nisur edhe polumbarët dhe forcat RENEA.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 01.03.2020, rreth orës 12:25, në lagjen nr.1, Durrës, dy shtetas ishin futur në det me një pedalon për peshkim, ku si pasojë e dallgëve pedaloni është përmbysur.
Menjëherë pas njoftimit të marrë shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të DVP Durrës kanë dalë në det me mjet lundrues dhe në bashkëpunim me një prej familjarëve është bërë e mundur nxjerrja në breg e shtetasit I.B, rreth 48 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa personi tjetër shtetasi A.M, rreth 52 vjeç, dyshohet se është mbytur.
Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet me mjete lundruese si dhe janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen e tij.