Një 72-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke punuar tokën pas përmbysjes së mjetit bujqësor zetor.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Glinë të Dropullit në Gjirokastër pasditen e së hënës.
Sipas policisë, zetori u përmbys teksa 72-vjeçari me iniciale H.G. ishte duke punuar tokën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.