“Përmbytja nuk erdhi nga shiu dhe Perëndia, por vetëm nga korrupsioni”. Kështu ka deklaruar kreu i PL sipas të cilit situata më e fundit nga reshjet në vend është dramatike, duke ia faturuar përgjegjësinë qeverisë.
Meta theksoi se kjo erdhi nga korrupsioni i keqmenaxhimit të energjisë elektrike dhe kaskadave në vend. Sipas tij, hidrovoret nuk kanë qenë në punë për shkak të ndërprerjes së energjisë.
“Hidrovoret nuk kanë qenë në punë për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Dëmet llogariten në qindra milionë euro si nga pajisjet shtëpiake, dëmtimi i të mbjellave dhe bagëtisë dhe kjo tregon që qeveria ka qenë inekzistente dhe përpjekjet kanë qenë të vonuara pasi situata ka dalë nga kontrolli. KESH e bleu më shtrenjtë kur e di që do kishte reshje dhe e shet më mirë. Dështoi sistemi satelitor që për të cilin u paguan 1.5 milionë euro për të parashikuar me saktësi motin. Komiteti u mblodh pasi katastrofa kishte filluar”.
Meta i se e vetmja rrugë për vendosjen e llogaridhënies është referendumi dhe paralajmëroi disa të tillë.
“E vetmja rrugë për vendosjen e llogaridhënies është ajo e referendumit dhe unë në bashkëpunim me forcat e tjera opozitare, shoqërinë civile dhe grupet e interesit shumë shpejt Shqipëria të ketë disa referendume që do të rivendosin shtetin e së drejtës dhe iu përgjigjet qytetarëve dhe jo që i përçmon, i përzë dhe i përmbyt ata”.