Shirat në nivele rekord kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu edhe në shtete të ndryshme të Europës. Belgjika ka raportuar të paktën 12 viktima nga moti ekstrem që po shkatërron disa zona të këtij vendi.
Liderët politikë po fajësojnë ndryshimet klimatike për këtë fatkeqësi natyre dhe bëjnë thirrje për veprime konkrete në këtë drejtim. Banorët e Liezh, qytetit të tretë më të madh të Belgjikës, janë urdhëruar të evakuohen. Zyrtarët i druhen shembjes së mundshme të një ure të digës së këtij qyteti.
Përmbytje ka pasur edhe në Holandë, kryesisht në zona afër kufirit me Belgjikën dhe Gjermaninë.
Autoritetet inspektuan dëmet materiale, teksa urdhëruan banorët e fshatrave pranë lumit Meuse që të largohen nga banesat. Moti i keq ka shkaktuar probleme dhe përmbytje edhe në Luksemburg dhe Zvicër.
Shirat e dendur pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.