Aktualitet Përmirësohet moti, të gjitha akset nacionale të kalueshme

Përmirësohet moti, të gjitha akset nacionale të kalueshme

Situata e krijuar përgjatë fundjavës nga moti me stuhi e dëborë po vjen drejt përmirësimit. Në një postim në rrjetet sociale, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH, thotë se reshjet kanë pushuar në të gjithë vendin dhe qarkullimi i automjeteve tashmë kryhet pa probleme në të gjitha akset rrugore nacionale.

Për shkak të temperaturave të ulëta, gjatë natës autoritetet kanë shpërndarë kripë për të evituar ngricat në rrugë.

“Reshjet kanë pushuar në të gjithë vendin. Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat, pasi temperaturat kanë qenë të ulëta. Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale”, njofton ARRSH.