Policia e Tepelenës ka shpallur në kërkim një 26-vjeçar.
Një vajzë 17-vjeçare ka kallëzuar se ky person e ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin T. H., 26 vjeç, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 17 vjeçe, se ky shtetas e ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.