Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit” ka rënë në pranga 27-vjeçari me iniciale R.I, banues në Maqellarë të Dibrës.
Policia njofton se i riu ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “përndjekja” pasi për 1 vit ka përndjekur një 29-vjeçare.
I riu është kapur dhe ndaluar nga uniformat blu në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.